Lidhje

Disa të reja nga muzika - 2001-04-23


30 vjet pasi filloi karierën e tij si këngëtar solo, flitet se Michael Jackson do të bëjë një ribashkim të grupit “Jackson 5”.

Michael Jackson po planifikon kthimin në skenë të 5 vëllezërve si pjesë e një koncerti me rastin e 30 vjetorit të tij si këngëtar solo. Duke patur parasysh sjelljen e Michael Jacksonit këto dekadat e fundit nuk është shumë e sigurt se çdo gjë do të ndodhi siç është planifikuar.

Shfaqja është rezervuar për në Madison Square Garden në New York, më 7 shtator. Në se do të bëhet, kjo do të jetë hera e parë në 15 vjet që Michael Jackson do të këndojë “live” në Shtetet e Bashkuara. Në koncert ai do të këndojë një duet edhe me Britney Spears dhe ka ftuar edhe grupin ’N Sync.

Madona ka njoftuar se do të filloi turneun e parë në 8 vjet. Turneu 18 ditor do të hapet në Cologne të Gjermanisë më 5 qershor dhe do të vazhdojë me 6 shfaqje në Evropë para se të vazhdojë në këtë anë të Atlantikut. Turneu do të vazhdojë për 12 ditët e tjera në Shtetet e Bashkuara. Ai fillon në Filadelfia më 21 korrik dhe përfundon në Los Angelos në 9 shtator.

XS
SM
MD
LG