Lidhje

Kalendari historik i datës 27 prill - 2001-04-27


Më 27 prill të vitit 1850, anija me avull “S-S Atlantic” u nis nga një skelë e qytetit të New Yorkut, duke shënuar kështu fillimin e transportit të rregullt transoqeanik me anijet me avull. Anija e përshkroi itinerarin nga New Yorku në Liverpool brenda 13 ditëve. Ajo kishte një kapacitet për 200 pasagjerë dhe kishte kabina druri me banjo dhe dushe të veçanta. Një komoditet i tillë nuk kishte ekzistuar më parë në anijet transoqeanike me vela, apo me avull. Firma Collins e transportit detar i ofroi komoditetet anijes me avull S-S Atlantic për t’i krijuar asaj një avantazh ndaj konkuruesit kryesor të firmës Collins, firmës biratinike Cunard. Më 27 prill të vitit 1947 tifozët e sporteve në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni patën rastin të marrin pjesë në “Ditën e Babe Ruth”, për të nderuar legjendën e sporteve George Herman, emri i të cilit u bë sinonim me atë të bejsbollit. Ceremonia më e madhe për nderimin e Babe Ruth u organizua në stadiumin Yankee të New Yorkut, ku sportisti i famshëm kishte luajtur gjatë viteve kur karriera e tij ishte në kulmin e saj. Në ceremoni mori pjesë edhe vetë George Herman, të cilin mbarë bota e njihte me pseudonimin sportiv Babe Ruth. Hyrja në fushën e sportistit të famshëm u prit me duartrokitje të fuqishme nga më tepër se 58 mijë tifozët që ishin mbledhur për të nderuar atë. Megjithëse ai nuk e dinte akoma atë ditë kur u zhvillua ceremonia, Babe Ruth kishte kancer. Ai vdiq pas një viti, në moshën 54 vjeçare.

XS
SM
MD
LG