Lidhje

Kalendari historik i datës 1 maj - 2001-05-01


Më 1 maj të vitit 1960, një aeroplan amerikan zbulimi u qëllua dhe rrëzua ndërkohë që po fluturonte mbi territorin e Bashkimit Sovjetik. Udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Nikita Krushov, i bëri publike hollësitë e incidentit më 5 maj. Ai tha se avioni ishte qëlluar nga një raketë kundërajrore dhe se mbeturinat e avionit ishin gjetur në Vargmalet Urale, në lindje të Moskës. Zoti Krushov tha gjithashtu se piloti, Francis Gary Powers, i cili ishte hedhur me parashutë nga aeroplani ishte kapur dhe po merrej në pyetje. Shtetet e Bashkuara në fillim thanë se aeroplani po merrej me kërkime mbi motin. Sekretari i parë Krushov u përgjej se një avion tjetër i tillë ishte zbuluar më parë, por ishte lënë të kalonte përmes hapësirës ajore të Bashkimit Sovjetik. Një gjykatë ruse e shpalli fajtor Francis Gary Power për veprën e spiunazhit dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie. Në shkurt të vitit 1962, gati dy vjet pasi aeroplani i tij U-2 ishte qëlluar dhe rrëzuar, Bashkimi Sovjetik e liroi zotin Powers në kuadër të një shkëmbimi robërish, kur edhe Shtetet e Bashkuara liruan spiunin sovjetik Rudolf Abel.

Më 1 maj të vitit 1931, në qytetin e New Yorkut, u çel zyrtarisht ndërtesa Empire State. Për 4 dekadat e ardhshme ndërtesa prej 440 metrash do të ishte më e larta në botë. Presidenti Herbet Hoover dhe guvernatori i New Yorkut, Alfred Smith, drejtuan një ceremoni festive e cila përfshinte një paradë të punëtorëve që ndihmuan në ngritjen e ndërtesës. Një bandë muzikore luante një pjesë të kompozuar posaçërisht për këtë ceremoni nga George Gershwin. Presidenti dhe guvernatori shtypën butonët e ashensorëve drejt katit të 86-të të ndërtesës e më pas drejt katit 102-të.

XS
SM
MD
LG