Lidhje

Zbulime të reja të NASA-s - 2001-05-01


Agjencia amerikane e hapesirës NASA thotë se tani astronomët kanë prova se të paktën disa vrima të zeza rrotullohen si vorbulla. Vrimat e zeza janë një masë shumë e dendur me fusha të fuqishme rëndese. Thuajse çdo lloj objekti në hapësirë rrotullohet, duke përfshirë planetet, yjet dhe galaktikat. Tani shkencëtarët, që studjojnë vrimat e zeza, mendojnë se edhe ato rrotullohen. Me që vrimat e zeza nuk kanë një sipërfaqe solide është vështirë që ky rrotullim të shikohet. Por shkencëtarët thonë se ata mund të vëzhgojnë ndikimin e rrotullimit, duke vëzhguar dritën, që lëshon lënda kur ajo zhytet në një vrimë të zezë. Lënda vërtitet furishëm përreth vrimës së zezë, deri sa të përpihet përgjithmonë prej saj. Kjo dukuri pasqyrohet në një film të ri të Nasës i cili tregon se si rrotullimi e bën lëndën ti afrohet gjithnjë e më shumë vrimës së zezë. Shkencëtarët kanë përdorur një sondë të Nasës për të zbuluar lloje të reja të vrimave të zeza, të cilat më parë vëreheshin vetëm në yjet neutronikë. ë

XS
SM
MD
LG