Lidhje

Kalendari historik i datës 2 maj - 2001-05-02


Më 2 maj 1928, vargu me autobuzë, vetura dhe një numër i vogël vagonësh të tërhequr me mushka kishin marrë rrugën nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për të filluar në kryeqytetin amerikan marshimin e njerëzve të varfër, i njohur gjithashtu si fushata e njerëzve të varfër. Qëllimi ishte të demonstrohej nevoja për ndihmë më të madhe nga qeveria për problemet e strehimit, papunësisë dhe arsimit për të varfërit. Disa mijëra vetë që erdhën në Washington DC, ngritën çadra pranë përmendores së Lincolnit. I përndershmi Ralph David Abernathy, një ndihmës i lartë i Martin Luther Kingut., i tha një komisioni të kongresit se amerikanët e varfër kishin nevojë për më shumë ndihmë, pasi përpjekjet e qeverive të mëparshme kishin dështuar.

Më 2 maj të vitit 1960, 38-vjeçari Karol Chessman u ekzekutua në dhomën e gazit në Kaliforni. Përpara 12 vjetësh, më 1948, një juri e kishte shpallur atë fajtor për një seri grabitjesh, rrëmbimesh të personave dhe përdhunimesh. Ligjet e Kalifornisë në atë kohë e kishin bërë të detyrueshëm ekzekutimin e fajtorëve që kryenin rrëmbime personash duke u shkaktuar atyre dëmtime fizike. Çështja Chessman pati tërhequr vemendje të gjerë nga ana e atyre që mendonin se vendimi me vdekje për të ishte tepër i ashpër apo se dënimi me vdekje i çdo forme ishte i gabuar. I pandehuri Chessman u mbrojt vet në gjyq, pa ndihmën e avokatit. Gjatë 12 vjetëve në pritje të ekzekutimit në burgun Sant Quentino, ai shkroi katër libra, njëri prej të cilëve u shit në katër milionë kopje. Duke përdorur paratë e grumbulluar nga shitja e librave, ai mori avokatët më të mirë për të apeluar çështjen e tij dhe arriti të pezullonte 8 herë procedurat e ekzekutimit.

XS
SM
MD
LG