Lidhje

Kalendari historik i datës 4 maj - 2001-05-04


Më 4 maj 1970, në universitetin Kent të Ohios, 28 pjestarë të Gardës Kombëtare hapën zjarr mbi një grup studentësh që po protestonin kundër luftës në Vietnam. Në këtë incident u vranë 4 studentë, u plagosën 8 të tjerë, dhe një mbeti i paralizuar përjetë. Garda kombëtare ishte angazhuar dy ditë më herë që të shtypte protestën e studentëve kundër hyrjes së trupave amerikane në Kamboxhia. Një ditë më pas, ndaj studentëve u përdor gazi lotësjellës. Më 4 maj, në mesditë, megjithë ndalimin e protestave, rreth 2 mijë protestues ishin mbledhur në oborrin e Universitetit. Pjestarët e Gardës Kombëtare urdhëruan masën të shpërndahej, përdorën gaz lotësjellës, dhe sulmuan studentët me bajonetat e pushkëve. Disa nga protestuesit qëlluam me gurë dhe ngacmuan me fjalë trupat. Pjestarët e Gardës Kombëtare, pa paralajmëruar hapën zjarr mbi një grup protestuesish që ishin mbledhur në parkun e makinave, duke vrarë 4 dhe duke plagosur nëntë prej tyre. Më 1974, pas hetimeve të kryera, një gjyq federal hodhi poshtë akuzat e ngritura kundër tetë pjestarëve të Gardës Kombëtare të cilët morrën pjesë në aksion.

Më 4 maj të vitit 1886, një demonstratë e punëtorëve kundër policisë, e cila kishte qëlluar një punëtor grevist, u kthye në trazira dhe dhunë. Përleshjet në sheshin Haymarket të Çikagos filluan kur dikush hodhi një bombë kundër policisë që ndërhyri për të shpërndarë demonstratën, që deri në atë moment kishte qënë paqësore. Në valën e panikut që përfshiu turmën pas hedhjes së bombës, 7 policë u vranë dhe të paktën 60 vetë u plagosën. Megjithëse shpjegimet për ngjarjen ishin skematike, shumë qytetarë akuzuan për konfrontimin me dhunë udhëheqësit anarkistë të punëtorëve. 8 të ashtuquajtur agjitatorë radikalë u dënuan nën akuza të ndryshme lidhur me incidentin, katër prej tyre u ekzekutuan. Por edhe sot studjuesit thonë se nuk është e qartë se cilët ishin fajtorët e trazirës.

XS
SM
MD
LG