Lidhje

Kalendari historik i datës 6 maj - 2001-05-07


Më 6 maj 1960, presidenti amerikan Dwight Eisenhower nënshkroi Aktin e të Drejtave Civile. Ligji i ri përmbante dispozita që mbronin zezakët nga bombardimet dhe vrasjet, dhe ofronte garanci që zezakët do të lejoheshin të votonin. Ligji po ashtu përfshinte gjoba dhe dënime me burg për personat që trasportojnë lëndë shpërthyese nga një shtet në tjetrin; për sulme me bomba apo djegie të ndërtesave; për çfarëdo kërcënimesh apo paralajmërimesh për sulme me bomba nëpërmjet postës apo telefonit. Ky ligj poashtu autorizonte gjykatat federale që të emërojnë ”këshilltarë në votime” që do të ndihmonin zezakët gjatë regjistrimit për të votuar nëpër vende ku ata diskriminoheshin. I njëjti ligj po ashtu bënte të mundur që Departamenti amerikan i Drejtësisë të kontrollonte shënimet dhe dokumentet mbi votimet në shtete dhe konte, për të parandaluar përpjekejt për të penguar zezakët të votonin.

Më 6 maj 1937, zepelina gjigande e Gjermanisë, Hindenburg, shpërtheu dhe u dogj ndërsa po përpiqej të ulej në Lakehurst të shtetit New Jersey. Krenaria e flotës së anijeve ajrore gjermane më të lehtë se ajri ishte duke fluturuar drejt vendit të uljes, kur ndodhi fatkeqësia. Befas u dëgjua një shpërthim dhe aerostati, 245 metra i gjatë mori flakë dhe ra në tokë. Si rrjedhojë e kësaj, 36 veta, në bordin e Hindenburgut dhe në tokë humbën jetën. Si për mrekulli, 97 veta, në bordin e aerostatit, shpëtuan gjallë pas zjarrit dhe shpërthimit. Megjithatë aksidenti i 6 majit 1937, u bë shkak që të merrte fund ëndërra e përdorimit të anijeve më të lehta se ajri, për transport në largësi të mëdha.

XS
SM
MD
LG