Lidhje

Amerika humbet vendin në Komisionin e OKB për të Drejtat e Njeriut - 2001-05-10


Për herë të parë në histori Shtetet e Bashkuara humbasin vendin në komisionin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Në të njëjtën kohë, Sudani, Sierra Leone dhe Togo, vende ku gjendja e të Drejtave të Njeriut është e keqe, janë pranuar si vende të reja anëtare. Ata i bashkangjiten Sirisë, Algjerisë, Libisë dhe Vietnamit, vende të cilat gjithashtu njihen si shkelëse të të Drejtave të Njeriut dhe janë zgjedhur këtë vit në komision.

Rreth një e treta 53 vendeve anëtare të komisionit zgjidhen çdo vit. Vendet zgjidhen për një afat tre vjeçar. Votimi zhvillohet nën organizimin e anëtarëve të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Richard Boucher, tha se votimi që la jashtë komisionit për të Drejtat e Njeriut Shtetet e Bashkuara, vë në diskutim natyrën e angazhimit të disa prej vendeve anëtare ndaj të Drejtave të Njeriut. Është e vështirë të shpjegohet se si anëtarët mund të votojnë për Sudanin dhe nuk votojnë për Shtetet e Bashkuara.

Ligjvënësi demokrat, Tom Lantosh, tha se është absurde të mendosh që shtete të tilla të papërgjegjëshme si Libia, Sudani dhe Kuba të mbesin në komision dhe të gjykojnë për respektimin e të Drejtave të Njeriut në vendet e tjera, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara lihen përjashta. Ligjvënësi republikan, Henry Hyde, e quajti votimin si një orvajtje me qëllim për të ndëshkuar Shtetet e Bashkuara për këmbënguljen e tyre që komisioni të tregojë të vërtetën për shkeljet e të Drejtave të Njeriut kudo që ndodhin.

Me të vërtetë, ata që vuajnë nën regjimet shtypëse, kanë humbur një mbrojtës të fuqishëm të tyre në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Gjatë viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë një ndër ato pak vende që kanë treguar vullnetin për hedhjen në votë dhe miratimin e rezolutave për dënimin e gjendjes së të Drejtave të Njeriut në Kinë, Kubë, Sudan dhe vende të tjera.

Siç u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, humbësit e vërtetë në këtë zhvillim janë njerëzit në mbarë botën që po luftojnë për lirinë e tyre. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre si mbrojtës i të Drejtave të Njeriut dhe presidenti Bush do të vazhdojë të ngrejë zërin e tij në mbrojtje të lirisë e të drejtave të njeriut. Është fatkeqësi që ky komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtave të Njeriut do të jetë një zë i dobët këtë përpjekje.

XS
SM
MD
LG