Lidhje

Kalendari historik i datës 10 maj - 2001-05-10


Kongresi i dytë kontinental amerikan, i cili udhëhoqi kolonitë drejt pavarësisë nga Anglia, u mbajt në Filadelfia të shtetit Pensilvenia më 10 maj, 1775. Kongresi në të cilin u mblodhën përfaqësues të çdo kolonie, i filloi punimet vetëm tre javë pas fillimit të luftës për pavarësi në Leksington dhe Konkord në koloninë e atëhershme Masaçusets. Kongresi mori përsipër shumë detyra qeveritare dhe bashkoi kolonitë në luftë kundër Britanisë. Kongresi shumë shpejt mori përgjegjësinë për krijimin e një ushtrie kontinentale duke emëruar George Washingtonin nga shteti i Virxhinias si komandant të forcave të armatosura. Kongresi ndërmori hapat përfundimtare drejt shkëputjes nga Anglia duke miratuar zyrtarisht deklaratën e pavarësisë më 4 korrik të vitit 1776.

Më 10 maj, 1869, u festua përfundimi i hekurudhës së parë transkontinentale në Amerikë. Hekurudha Union Pacific, e cila lidhte lindjen me perëndimin dhe hekurudha Central Pacific që kalonte në të njëjtën linjë, ishin 2 mijë e 900 kilometra të gjata duke u shtrirë nga qyteti Omaha në Nebraska deri në Sakramento të Kalifornisë. Shinat bashkoheshin në veri të qytetit Salt Lake. Hekurudha transkontinentale arriti të realizonte qëllimin e bashkimit të kombit si nga ana sociale ashtu edhe nga ajo ekonomike.

XS
SM
MD
LG