Lidhje

Nga ngjarjet kryesore të javës në fushën e artit dhe kulturës - 2001-05-10


Sezoni i turneve të grupeve muzikore ka filluar dhe disa nga emrat më të dëgjuar të kësaj industrie kanë filluar shfaqje në mbarë botën. Grupi The Backstreet Boys ishte në Brazil për dy koncerte këtë javë. Ky turne mund të thyejë rekorded botërore të shitjes së biletave, të vendosura nga grupe veterane të rokut si Rolling Stones. The Backstreet Boys pranojnë se kjo është jeta që kanë ëndërruar gjithmonë dhe nuk do ta ndërronin me tjetër. Ndërkaq këtu në Washington Sting filloi pjesën e turneut amerikan në kuadër të turneut botëror të titulluar “Brand New Day.” Para koncertit Sting ishte i ftuari i nderit në Institutin Arabo-Amerikan ku ishin të pranishëm figura të shquara të artit dhe politikës. Sting u nderua me çmimin “Shpirti i Humanizmit.” Çmimi iu dorëzua nga Mbretëresha Noor, e veja e Mbretit Husein të Jordanisë. “Siç e dini, kam njohur në jetën time një numër heronjsh shumë të veçantë. Mendoj se edhe Stingun mund ta llogarisim ndërmjet heronjve për të cilët jemi mbledhur sonte”, tha mbretëresha Noor.

Sting ka qenë prej kohësh veprimtar për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit. Ai themeloi fondacionin e Pyjeve Tropikale me të shoqen Trudi Styler për të mbrojtur të drejtat dhe mjedisin e popullsisë indigjene.

XS
SM
MD
LG