Lidhje

Kalendari historik i datës 11 maj - 2001-05-11


Më 11 maj të vitit 1792, kapiteni Robert Grei zbuloi lumin Kolumbia duke konfirmuar kështu ekzistencën e një lumi të madh në Amerikën Veriperendimore. Prej kohësh dihej për një lum që derdhej në Oqeanin Paqësor, por evropianët nuk e kishin parë ndonjëherë atë. Kapiteni Grei nga Masaçusets i vuri lumit emrin e anijes së tij Kolumbia. Për të hyrë në lum nga oqeani atij iu desh të lundronte nëpër dallgë të mëdha dhe të përballonte batica të mëdha. Robert Grei, i cili ishte më shumë tregëtar sesa eksplorator, arriti marrëveshje me banorët vendas për gëzofë. Disa ditë pas daljes në breg të kapitenit Grei, eksploruesi britanik Xhorxh Vankuver arriti në atë zonë dhe e shpalli tokë të mbretit të tij. Kur pronësia u zgjidh 50 vjet më vonë, mbërritja e Robert Grei mori përparësi dhe ndihmoi në sigurimin e asaj pjese të veriperëndimit për Shtetet e Bashkuara.

Më 11 maj të vitit 1888, në një fshat të vogël rus lindi Israel Baline. Në moshën 5 vjeçare, prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara dhe djaloshi që do të bëhej kompozitori i famshëm Irving Berlin u rrit në qytetin e Nju Jorkut. Kënga e parë e suksesshme e tij ishte “Alexander’s Ragtime Band” e kompozuar në vitin 1911. Si adoleshent, Irving Berlin këndoi dhe luajti në piano në sallone dhe kafene të lagjes së tij të varfër, duke fituar para për të ndihmuar familjen e tij. Ai kompozoi disa nga këngët më të dashura për Amerikën. Kënga e Irving Berlin “There Is No Business Like Show Business” shikohet si himni i shfaqeve argëtuese amerikane. Kur vdiq në moshën 101 vjeçare, Irving Berlin kishte kompozuar 1500 pjesë muzikore dhe këngë për shumë shfaqje në Broadway dhe filma. Një nga pjesët më të njohura është “God Bless America” e cila është sugjeruar si hymn kombëtar.

XS
SM
MD
LG