Lidhje

Luftime në Luginën e Preshevës - 2001-05-14


Njoftohet se në fshatin Rahovicë që mbahet nga shqiptarët e armatosur në Luginën e Preshevës kanë rifilluar luftimet. Zyrtarët jugosllavë dhanë urdhër sot për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar civilët të largohen nga fshati. Trupat jugosllave janë përpjekur t'ua rimarrin fshatin shqiptarëve të armatosur të cilët e pushtuan atë të shtunën. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se që nga dita e hënë, më shumë se 1 mijë shqiptarë kanë shkuar në Kosovë nga Serbia Jugore. Zëdhënësi i agjencisë tha se refugjatët janë larguar për shkak të shkëmbimeve të zjarrit në Rahovicë. Refugjatët përmendën si arësye edhe shtimin e pranisë së trupave jugosllave në këtë zonë.

Ndërkohë, Natoja ka autorizuar kthimin e trupave jugosllave edhe në sektorin e fundit të zonës së sigurimit që ndan Kosovën nga Serbia, duke filluar nga data 24 maj.

XS
SM
MD
LG