Lidhje

Takimi në Bruksel i Natos për Preshevën - 2001-05-17


Ushtria jugosllave do të hyjnë në të ashtuquajturin sektori B të zonës së ndërmetme që u caktua menjëherë pas fushatës ajrore të Natos kundër Jugosllavisë në vitin 1999. Zona e ndërmjetme pesë kilometra e gjerë përgjatë kufirit me Kosovën u caktua për të ndarë paqeruejtësit e Natos në Kosovë nga trupat jugosllave të vendosura në Serbi. Popullsia e kësaj zone është kryesisht shqiptare.

Në takimin e tyre në Bruksel, ambasadorët e Natos vendosën që trupat jugosllave mund të fillojnë të hyjnë në sektorin B më 24 maj. Që kur diktatori jugosllav, Sllobadan Millosehviç u përmbys nga pushteti në muajin tetor, Natoja ka lejuar kthimin me faza të trupave jugosllave në zonën e ndërmjetme. Aktualisht ato kontrollojnë rreth 80 përqind të këtij korridori. Luftimet midis forcave serbe dhe luftëtarëve shqiptarë, të cilët sipas zyrtarëve të Natos kërkojnë të bashkojnë zonat kufitare me një Kosovë përfundimisht të pavarur, vazhdojnë. Njoftohet se dy shqiptarë u vranë të dielen dhe një dje në përleshjet me forcat policore serbe.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, po ashtu të mbledhur në Bruksel, lëshuan një deklaratë, në të cilën dënojnë dhunë në zonën e sigurimit dhe prreth saj dhe u bëjnë thirrje udhëheqësve serbë e shqiptarë që të ulin tensionin në atë rajon. Ministrja e jashtme suedeze, Anna Lindh, shprehu shqetësim rreth gjendjes së atjeshme: “Ne mendojmë, tha shefja e diplomacisë suedeze, se gjendja është shumë serioze dhe se do të vazhdojmë të diskutojmë me Naton dhe në radhët e Bashkimit Evropian se çfarë mund të bëhet për të forcuar sigurinë dhe për të përmirësuar gjendjen e atjeshme humanitare”, tha ministrja.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kritikuan atë që ata e cilësuan si mungesë të përparimit të mjaftueshëm në dialogun ndërmjet autoriteteve serbe dhe përfaqësuesve të shqiptarëve në Serbinë jugore. Luftëtarët shqiptarë në atë zonë thonë se po luftojnë kundër atij që ata e cilësojnë si diskrimin serb ndaj shqiptarëve. Luftëtarët shqiptarë kanë paralajmëruar gjithashtu se nëse trupat jugosllave vendosën në sektrin B, atje do të vazhdojë gjakderdhja.

XS
SM
MD
LG