Lidhje

Grevë në Greqi - 2001-05-17


Sindikatat greke kanë protestuar reformat e pensioneve të qeverisë duke filluar një grevë një ditore. Sistemet kryesore të transportit, përfshirë autobuzët, taksitë dhe trenat në Athinë nuk punuan sot. Stacionet e radiojove dhe televizionit ishin të heshtura. Agjencitë qeveritare, shkollat, bankat, spitalet dhe gazetat ishin gjithashtu të mbylluara ose punuan me punonjës të reduktuar. Qeveria ka tërhequr me kohë planin e saj të reformave dhe u ka bërë thirrje sindikatave për bisedime të reja. Greva e sotme është greva e dytë e përgjithshme në më pak se një muaj.

XS
SM
MD
LG