Lidhje

Problemi i energjisë në SHBA - 2001-05-17


Presidenti Bush ka paraqitur një plan të ri afat-gjatë, i cili, siç thotë ai, do të përmbushë nevojat në rritje të amerikanëve për energji, duke respektuar në të njëjtën kohë standartet e shekullit 21 për mjedisin. Presidenti Bush tha para të pranishmëve në shtetin Minesota se propozimi i tij synon të rrisë prodhimin e naftës, gazit natyror dhe qymyrgurit, duke nxitur njëkohësisht energjinë bërthamore dhe të ofrojë kompensim në taksa për të nxitur mbrojtjen e mjedisit. Presidenti Bush thotë se në qoftë që vendi i tij nuk merr masa, mund të ndeshet me mungesa të shumta energjie siç ishte rasti i Kalifornisë. Demokratët e kritikuan menjëherë paketën për mungesë zgjidhjesh afat-shkurtra, dhe si një program që anon më tepër në drejtim të prodhimit dhe jo të mbrojtjes së mjedisit.

XS
SM
MD
LG