Lidhje

Takimi Powell-Ivanov - 2001-05-18


Ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov, po zhvillon bisedime në Washington me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Bush në kuadër të përgatitjeve për një takim të mundshëm amerikano-rus të nivelit të lartë, që mund të mbahet muajin tjetër. Këto takime shihen si një rast i volitshëm për të dyja vendet edhe për të diskutuar fushat ku kanë mosmarrëveshje.

Pas takimit të parë sot në mëngjes (18 maj) me sekretarin e shtetit, Colin Powell, ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov, u tha gazetarëve se armosfera e bisedimeve ishte shumë ndërtuese dhe se ai pret bisedime pozitive rreth të gjitha çështjeve në kuadër të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Moska ka shprehur në mënyrë të përsëritur kundërshtimet ndaj planeve të administratës së presidentit Bush për të ndërtuar një sistem kombëtar të mbrojtjes nga raketat, i cili përbën një shkelje të traktatit të vitit 1972 mbi Raketat Anti-Balistike. Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund të përpiqen të qetësojnë shqetësimet ruse duke i ofruar Moskës shkurtime të njëanëshme në aresnalin bërthamor amerikan.

Pritet që shefi i diplomacisë ruse të takohet sonte me presidentin Bush dhe zyrtarë të tjerë të administratës amerikane për të planifikuar takimin e parë muajin e ardhshëm midis presidentin Bush dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG