Lidhje

Zgjedhjet në Kroaci - 2001-05-21


Në Zagreb, ku jetojnë rreth një e katërta e afro pesë milion banorëve të Kroacisë, partia socialdemokrate e kryeministrit Ivica Raçan po kryeson në bazë të rezultateve paraprake. Mirëpo, partia nacionaliste e Bashkimit demokratik kroat, HDZ, arriti të rradhitet e dyta. partia popullore, anëtare e koalicionit qeveritar u rradhit e treta.

Mirëpo, analistët pohojnë se një mbështetje kaq e madhe për nacionalistët shërben si vërejtje për kryeministrin Raçan. Qeveria e tij nuk ka arritur gjerë tani që të përmirësojë kushtet e jetesës, dhe papunësia është ende e lartë në 23 përqind. Koalicioni qeveritar prej gjashtë partish mori pushtetin në janar të vitit të kaluar, duke mposhtur nacionalistët e ish-presidentit Franjo Tugjman. Zoti Tugjman udhëhoqi Kroacinë për nëntë vite me rradhë që nga shpallja e pavarësisë nga Jugosllavia dhe lufta që pasoi.

Diplomatët perëndimor shpresojnë se zoti Raçan do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet në kohën kur Kroacia po pregaditet për bisedime mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Diplomatët poashtu besojnë se kjo do të mund të shpejtojë kthimin e mijëra refugjatëve serb nëpër shtëpitë e tyre në Keroaci.

XS
SM
MD
LG