Lidhje

Forcat serbe hyjnë në zonën e sigurimit - 2001-05-21


Trupat jugosllave hyjnë sot (24 maj) në sektorin e fundit të zonës së sigurimit e cila ndan Kosovën nga pjesa tjetër e Serbisë. Më shumë se katë mijë trupa dhe njësi të forcave speciale filluan të hynin në Sektorin B sot paradite. Ato ishin vendosur në pjesën jugore të Sërbisë, duke qendruar në gatishmëri për të hyrë në zonën 5 kilometërshe të sigurisë, dikur të ndaluar për ta.

Zyrtarët serbë dhe komandanti i forcave të Natos në Kosovë nënshkruan të djelën një marrëveshje me hollësitë për lëvizjen e sotme të trupave. Zona e sigurisë u krijua në bazë të marrëveshjeve me Naton pas fushatës së saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë në vitin 1999. Grupet e armatosura shqiptare e kanë përdorur zonën si bazë për sulme kundër forcave të policisë serbe.

Në fillim të kësaj jave, komandanti i luftëtarëve shqiptarë në Serbinë Jugore, Shefqet Musliu, nënshkroi një marrëveshje për çmobilizimin e luftëtarëve deri në fund të muajit maj. Deri tani më shumë se 300 luftëtarë kanë ulur armët.

XS
SM
MD
LG