Lidhje

Kthimi i forcave jugosllave në Preshevë - 2001-05-21


Prishtinë, 21 maj.

Forcat paqëruajtëse thanë sot në Prishinë se kthimi i trupave jugosllave në sektorin B të zonës së sigurisë tokësore nuk nënkupton edhe shuarjen e tërësishme të saj, meqë KFOR-i do të vazhdojë të ushtrojë autoritetin e tij të plotë mbi këtë zonë. Në këtë kuadër zëdhënësi i këtyre forcave Roy Broën tha se komandanti i forcave shumëkombëshe ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Forcave të Bashkuara të Sigurimit të Jugosllavisë lidhur me hollësitë e realizimit të marrëveshjes për kthimin e këtyre të fundi në Luginën e Preshevës. Zoti Broën theksoi se paqërujatësit janë duke bërë përgatitje për sigurimin e kthimit paqësor të këtyre trupave dhe po bëjnë githë ç’ështe e mundur që të shmangin çdo mundësi për nxitje të incidenteve gjatë këtij kthimi i cili do të vëzhgohet nga afër prej ekipeve të tyre.

Njëkohësisht ai ka njoftuar se paqërujatësit kanë ndërtuar një burg të përkohshëm në Dubravë të komunës së Istogut në Kosovën perëndimore. “Burgu i ri që është ndërtuar afër burgut të mëparshëm do të ketë kapacitet për disa qindra të burgosur dhe ai do të mundësojë arrestimin e përkohshëm të pjesëtarëve të grupeve të armatosura shqiptare që dyshohet të jenë përgjegjës për krime serioze, por edhe për ata që kufirin me Kosovën e kalojnë pas 24 majit theksoi zëdhënësi Brown.”

Paqëruajtësit u kanë bërë thirrje luftëtarëve shqiptarë që të shfrytëzojnë amnestinë e shpallur nga komandanti i tyre gjenerali norvegjez Torstein Skiaker që të lënë armët dhe të dorëzohen deri më 24 maj për të shmnagur arrestimin e tyre. Paqërujatësit njoftuan se po bashkëpunojnë ngushtë me Komisariatin e Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara në ngritjen e qendrave të pranimit për personat e zhvendosur si dhe ekipeve mjeksore që do te ndihmojnë këta persona.

Në këtë kuadër zëdhënësja e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatë Astrid Van Genderen Stort tha se numri i përgjithshëm i personave të zhvendosur nga Lugina e Preshevës, që nga 13 maji, ka arritur në mbi 3 mijë e 300 veta. Zonja Stort tha se agjensia e saj po përcjellë nga afër zhvilimet në Luginën e Preshevës duke i ftuar të dyja palët që të tregojnë vetpërmbajtje dhe të punojnë në krijimin e parakushteve për kthimin e të zhvendosurëve.

“Me rëndësi thelbësore gjatë ditëve të ardhshme është përparimi në zbatimin e masave të mirëbsimit nga autoritetet serbe posaqërisht të policië shumkombëshe e cila do të ndihmojë në zbutjen e mosbesmit dhe frikës tek popullata shqiptare tha zëdhënsja Astrid Van genderen Stort.”

Ndërkohë autoritetet ndërkombëtare kanë ftuar qytetarët e Luginës së Preshevës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre më 24 maj kur edhe fillon operacioni i kthimit të trupave jugosllave në rajon. Paqërujatësit thanë se kanë përgatitir ekipe lëvizëse hetimore që do të veprojnë në brendi të zonës së sigurisë për të mos lejuar shkeljen e marrëveshjes nga forcat serbe.

XS
SM
MD
LG