Lidhje

Ministri i jashtëm grek takohet me nënpresidentin Cheney - 2001-05-22


Ministri i Jashtëm grek, George Papandreu, u takua dje (21 maj) në Shtëpinë e Bardhë me nën-presidentin Dick Cheney, për bisedime mbi gjendjen në Ballkan dhe çështje të tjera dypalëshe.

Zoti Papandreu u tha gazetarëve pas takimit se Greqia ka interesa të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara për arritjen e një qendrueshmërie të përhershme në rajon. Ai tha gjithashtu se Greqia mbështet përpjekjet amerikane në Lindjen e Mesme dhe rekomandime që bëhen në raportin Mitchell mbi shkaqet e dhunës izraelito palestineze.

Ministri i jashtëm grek u takua dje edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Colin Powell. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, tha se ata shprehën mbështetje për përjekjet e autoriteteve maqedonase për pajtim në vendin e tyre të përfshirë nga dhuna. Ata shqyrtuan edhe përpjekjet për integrimin e qeverisë së re demokratike të Beogradit në komunitetin ndërkombëtar. Ata diskutuan çështjen në Kosovë dhe përpjekjet e përgjithëshme për ndërtimin e demokracive shumë kombëshe në Ballkan.

Dy shefat e diplomacisë diskutuar edhe rreth marrëdhënieve me Rusinë, gjndjes në Lindjen e Mesme, zhvillimeve në Qipro dhe marrëdhënieve me Turqinë.

XS
SM
MD
LG