Lidhje

Misioni amerikan në Bosnje - 2001-05-23


Ish ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara, Richard Holbrooke, kritikoi një propozim të Sekretarit të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, për tërheqjen e trupave amerikane nga Bosnja.

Zoti Holbrooke tha dje (22 maj) në një seminar të organizuar në Washington nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, se tërheqja e trupave do të kishte pasoja shkatërrimtare. Ai theksoi se policia civili nuk është në gjendje të përballojë tensionet etnike dhe dhunën në Bosnje.

Në një intervistë të kohëve të fundit me gazetën The Washington post, Sekretari Rumsfeld tha se po kërkonte tërheqjen e të gjithë paqeruejtësve amerikanë nga ky vend ballkanik, pasi siç u shpreh ai, misioni i tyre ka përfunduar tre apo katë vjet më parë.

Paqeruejtësit amerikanë shërbejnë në Bosnje që nga viti 1995, në kuadër të një force ndrëkombëtare të udhëhequr nga Natoja. Numri i tyre është pakësuar, por nuk është caktuar një datë për t’i dhënë fund këtij misioni ushtarak.

XS
SM
MD
LG