Lidhje

Probleme të Fordit - 2001-05-23


Firma Ford e prodhimit të makinave bëri të ditura planet e saj për grumbullimin e rreth 13 milionë gomave të makinave të tipit Firestone që përdoren nga makinat e kësaj firme. Ky vendim merret një ditë pasi partneri i tij i biznesit që prej shumë vitesh, Firestone/ Bridgestone, i preu lidhjet me firmën Ford.

Para shpalljes së këtij vendimi, drejtori i firmës Ford, Jacques Nasser ishte takuar me anëtarë të kongresit amerikan për të diskutuar lidhur me studimet, sipas të cilave gomat Wilderness A-T të tipit Firestones bënë që ritmi i kësaj industrie të pakësohet tri herë. Gomat që do të grumbullohen nuk bëjnë pjesë në 6 milionë e gjysëm gomat e tipit Firestone të grumbulluara vitin e kaluar, të cilat mendohej se kanë shkaktuar të paktën 174 vdekje dhe më tepër se 700 të plagosur gjatë aksiedenteve automobilistike. Të dyja kompanitë fajësojnë njëra-tjetrën për për shkakun e aksidenteve.

Në Japoni, presidenti i firmës Bridgestone, Watanabe Shigeo tha se filjalja e saj në Shtetet e Bashkuara, firma Firestone duhet t’i japë fund lidhjeve afro një shekullore me firmën Ford, pasi kjo refuzoi të marrë pjesë në një studim të përbashkët lidhur me shkakun e aksidenteve.

Firma Firestone e prodhimiti të gomave citoi disa probleme me llojin Explorer të firmës Ford, si dhe rekomandimet e vetë Fordit për fryrjen e pamjaftueshme të gomave, si faktorë për aksidentet. Firma japoneze Bridgestone tha se firma Firestone ka në plan t’i japë fund lidhjeve me Fordin në vendte e Amerikës Veriore, Qendrore dhe Jugore. Por, thanë zyrtarët e kësaj firme, Bridgestone do të vazhdojë biznesin e gomave me vendet evropiane dhe ato aziatike.

XS
SM
MD
LG