Lidhje

Powell në Afrikë - 2001-05-23


Sekretari amerikan i Shtetit Coln Powell ndodhet për një vizitë në Mali, në fillim të turneut të tij në katër vende afrikane. Gjatë vizitës së tij zoti Powell do të përqëndrohet në përpjekjet për të luftuar epideminë e SIDË-s, si dhe në luftrat civile që kanë përfshirë kontonentin afrikan.

Gjatë qëndrimit të tij në Mali, zoti Powell do të zhvillojë bisedime me presidentin Alpha Oumar Konare, si dhe do të informohet lidhur me ekonominë problematike të këtij vendi afrikano-perëndimor. Zoti Powell gjithashtu pritet të diskutojë lidhur me përpjekjet paqeruajtëse në vendin fqinj me Malin, Sierra Leonen.

Sekretari ishtetit Powell u tha gazetarëve se e mori vendimin për të vizituar Malin, për të parë se si një nga vendet më të varfëra të botës u tregua i aftë për të zëvendësuar diktaturën me demokracinë dhe të arrijë përparim në zhvillimin ekonomik të vendit.

Zoti Powell tha se ai është tepër i emocionuar, si i pari sekretar amerikan i shtetit që viziton Afrikën dhe se vizita e tij 6-ditore tregon qartë se presidenti Bush, siç u shpreh ai, ka një interes të madh për vendet afrikane dhe se ai e kupton mjaft mirë rëndësinë e këtij kontinenti.

XS
SM
MD
LG