Lidhje

Kalendari historik i datës 24 maj - 2001-05-24


Më 24 maj të vitit 1626, Peter Minuit, drejtor i një firme hollandeze në Shtetet e Bashkuara ia bleu ishullin Manhattan pronarëve të Amerikës. Çmimi i blerjes së ishullit është bërë tashmë legjendar: mallra me një vlerë prej 60 gulden hollandeze, të barasverëshme me rreth 24 dollarë amerikanë. Më 1626, kolonia hollandeze e Amsterdamit të Ri përbëhej nga rreth 150 kasolle të mbuluara me çati prj lëvoreje druri, Fort Amsterdam dhe 200 kolonë hollandezë në pikën më jugore të ishullit të Manhatenit, prej 57 kilometra katrore. Me kalimin e kohës, ky ishull u bë qendra e qytetit të New Yorkut, e cila tani është një nga pjesët më të populluara dhe më të famshme të Shteteve të Bashkuara.

Më 24 maj të vitit 1893, u krijua e ashtuquajtura Lidhja Anti-Sallon apo kundër alkoolit e Ohio-s në një fshat në afërsi të Colombus-it, kryeqytetit të shtetit të New Yorkut. Organizata përfshinte anëtarë të shumë kishave protestante dhe grupe të të drejtave të grave. Lidhja e Ohio-s kërkonte ndalimin e pijeve alkoolike në këtë shtet të perëndimit amerikan. Sipas Lidhjes, pijet alkoolike përbënin kërcënim për ligjin dhe rendin dhe se ato ishin arsyeja e vetme e rrahjes së grave nga burrat. Megjithëse ajo kishte një numër të kufizuar anëtarësh në radhët e veta, ndikimi i Lidhjes së Ohios ishte tepër i madh dhe ajo çoi në krijimin e një organizate kombëtare, që u quajt Lidhja Amerikane Kundër Alcoholit. Në momentin kur ajo nuk ishte më në gjendje të siguronte zbatimin siç duhet të ligjeve shtetërore për kufizimin e pijeve alkoolike, atëhere ajo u bashkua me Partinë Kombëtare të Ndalimit të Pijeve Alcoholike. Më 1918, ky koalicion mundi të siguronte mbështetjen e duhur në Kongres për miratimin e amendamentit të Kushtetutës Amerikane, për ndalimin e pijeve alkoolike.

XS
SM
MD
LG