Lidhje

Maqedoni: ofensiva qeveritare vazhdon - 2001-05-24


Në Maqedoni, zyrtarët thonë se forcat ushtarake do t’i vazhdojnë përpjekjet në shkallë të gjerë për të dëbuar grupet e armatosura shqiptare nga vendi, ndërkohë që luftimet shkallëzohen përreth fshatit verior Slupçan. Ministri i Brendshëm, Ljuben Bososki, dhe drejtori i sigurimit publik, Goran Mitevski, e bënë këtë zotim sot në ish bazën e luftëtarëve shqiptarë në Vaksincë, një ditë pasi forcat qeveritare i dëbuan grupet e armatosura shqiptare nga ky fshat verior. Udhëheqësit e Ushtrisë Çlrimtare Kombëtare pranuan se nuk kanë më nën kontroll fshatrat Vaksincë dhe Llojan, rreth 30 kilometra në veri të Shkupit. Por UÇK-ja është zotuar se do ta vazhdojë luftën kundër forcave qeveritare në fshatra të tjera në afërsi të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën.

Ndërkohë, forcat qeveritare filluan përsëri sot sulmet me raketa dhe artileri kundër luftëtarëve shqiptarë në Sllupçan, ndërkohë që civilët po bënin përpjekje të largoheshin. Deri tani nuk ka pasur njoftime për viktima. Sulmet filluan disa orë pasi forcat qeveritare dhe ato kryengritëse shkëmbyen zjarr artilerie dhe mortajash në fshatin Matejcë.

Rreth 3 mijë banorë të fshtarave veriore kanë braktisur shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga luftimet e fundit. Luftimet janë bërë gjithashtu shkak për rritjen e tensioneve brenda qeverisë maqedonase të bashkimit kombëtar, e cila u krijua afro dy javë më parë nga partitë kryesore shqiptare dhe maqedonase.

XS
SM
MD
LG