Lidhje

Mal i Zi: mblidhet parlamenti i ri - 2001-05-25


Parlamenti i ri i Malit të Zi u mblodh për herë të parë që nga zgjedhjet e prillit dhe konfirmoi 77 anëtarët e tij. Por parlamenti nuk arriti të zgjedhë kryetarin e tij pasi Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviç kërkoi shtyrjen e votimit për këtë çështje. Kjo parti thotë se dëshiron të zhvillojë këshillime me të gjitha partitë parlamentare para se të hedhë në votë kandidaturat për kryetar parlamenti.

Partia Demokratike e Socialistëve si dhe aleatja e saj pro-pavarësi në koalicion, Partia Social-Demokrate, fituan 36 vende në parlament, ndërkohë që kundërshtarja e tyre kryesore fitoi 33 vota. Para pak ditësh, Aleanca Liberale me prirje separatiste, e cila ka 6 vende në parlament, u angazhua të përkrahë koalicionin për të formuar një qeveri pakicës.

XS
SM
MD
LG