Lidhje

Jugosllavia heton Millosheviçin për krime lufte. - 2001-05-25


Zyrtari i lartë i policië jugosllave, Deagan Karleusa, tha se ish presidenti Sllobodan Millosheviç u kishte dhënë urdhër komandantëve policorë të zhduknin çdo të dhënë për krime lufte në Kosovë me qëllim që të parandaloheshin hetimet nga ana e gjykatës së Hagës. Zoti Karleusa tha se bashkëpunëtorë kryesorë të zotit Millosehviç bllokuan hetimet lidhur me zbulimin në prill të vitit 1999 të një kamioni me trupat e më shumë se 50 viktimave në fund të lumit Danub. Mendohet se të vdekurit ishin viktima të shtypjes serbe kundër shqiptarëve në Kosovë. Është e para herë që zyrtarët jugosllavë lidhin zyrtarisht zotin Millosheviç dhe bashkëpunëtorët e tij me krime të mundshme lufte.

XS
SM
MD
LG