Lidhje

Shefket Musliu u dorëzohet paqeruajtësve - 2001-05-26


Një zëdhënës i forcës paqeruejtëse tha se Shefket Musliu u dorëzua dje vonë në Kosovë.

Në fillim të javës, zoti Musliu nënshkroi një marrëveshje me forcën paqerujtëse të Natos, sipas së cilës luftëtarët shqiptarë në Luginën e Preshevës do t’i dorëzojnë armët deri në fund të këtij muaji. Paqeruejtësit njoftojnë se deri tani 300 luftëtarë i kanë dorëzuar armët.

Grupet e armatosura shqiptare të njohuara me emrin Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e kanë mbajtur të pushtuar zonën pesë kilometra të gjerë të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë jugore për më shumë se një vit, duke e shfrytëzuar atë për të kryer sulme kundër forcave policore aserbe. Këtë muaj, Natoja ua kaloi kontrollin mbi këtë zonë forcave jugosllave, të cilat hynë në sektorin e saj të fundit ditën e enjte.

Zona e sigurisë u krijua në vitin 1999, pas fushatës ajrore të Natos kundër Jugosllavisë për të ndarë forcat jugosllave nga paqeruejtësit ndërkombëtarë dhe popullsia shqiptare në Kosovë.

XS
SM
MD
LG