Lidhje

Miratohet projekt-ligji për shkurtimin e taksave - 2001-05-26


Kongresi i Shteteve të Bashkuara i dha miratimin përfundimtar një projekt-ligji kompromisi që do të pakësojë taksat federale në masën 1 presje 35 trilion dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Senati ndoqi shembullin e Dhomës së Përfaqësuesve në miratimin sot të projekt-ligjit në një sesion të pazakontë fund-jave. Tani projekt-ligji do t’i kalohet presidentit Bush për nënshkrim. Miratimi përfundimtar nga Kongresi është një fitore e rëndësishme legjislative për presidentin, i cili e kishte renditur shkurtimin e taksave si një prej përparësive të tij kryesore.

XS
SM
MD
LG