Lidhje

Maqedoni: përpjekje për zgjidhjen e krizës - 2001-05-27


Presidenti maqedonas Boris Trajkovski u takua sot me udhëheqës të partive politike shqiptare ndërkohë që vazhdojnë përleshjet midis forcave qeveritare dhe luftëtarëve shqiptarë. Zyrtarët maqedonas thanë se bisedimet në Shkup u përqendruan në një plan të ri të qeverisë për ti dhënë fund krizës, përfshi ofertën për amnesti të luftëtarëve shqiptar në shkëmbim të paqes.

Diskutimi pason shkëmbimet e zjarrit me mortaja dhe automatikë sot në mëngjes rreth 10 kilometra në veri të Tetovës. Luftimi i sotëm ishte i pari në zonën e Tetovës në disa javë. Përleshje njoftohen edhe përreth fshatrave në afërsi të qytetit të Kumanovës në lindje. Dje kryeministri Lubço Gjeorgjevski propozoi ndryshime të kushtetutës së Maqedonisë duke ngritur statusin e shqiptarëve për të cilin ata luftojnë.

Por propozimi është pritur me skepticizëm nga disa parti të koalicionit qeveritar maqedonas. Partitë të cilat përfaqësojnë shumicën maqedonase të vendit, thanë se plani mund të dështojë po nuk pati mbështetjen e plotë të anëtarëve dhe mund të çojë në përmbysjen e qeverisë.

Në një tjetër zhvillim forca paqeruejtëse të Natos në Kosovë ka ndaluar në kufirin me Maqedonin 9 persona që dyshohen si anëtarë të grupeve të armatosura shqiptare.

Personat e dyshimtë u ndaluan dje vonë ndërsa po udhëtonin me makina me simbolin e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare Kombëtare, grupi shqiptar i armatosur që po lufton kundër forcave qeveritare në Maqedoni. Të ndaluarit kishin me vete edhe armë e pajisje ndërlidhjeje.

XS
SM
MD
LG