Lidhje

SHBA: Demokratët marrin kontrollin në Senat - 2001-05-27


Në senatin amerikan, për herë të parë pas 6 vjetësh, demokratët morën sot shumicën. Dje, senatori i Vermontit James Jeffords e la zyrtarisht partine Republikane për të dalë i pavarur. Kjo u dha demokratëve shumicën prej 50 vendesh, ndersa partia Republikane e cila deri tani ishte në fuqi, ka 49 vende. Disa senatorë të njohur demokratë u shprehën se ata kanë planifikuar të sfidojnë programet e presidentit Bush. Megjithatë, kryetari i ri i demokratëve në senat, Tom Daschle thotë se dëshiron një bashkëpunim me republikanët

XS
SM
MD
LG