Lidhje

Dita e të Rënëve - 2001-05-28


Dita e të Rënëve, është një festë e veçantë për të nderuar ushtarët amerikanë të rënë në luftra që nga viti 1775 duke paguar çmimin më të shtrenjtë për liri. Gjatë gjithë historisë, ushtarët kanë luftuar për para e për plaçkë, ose për t’u shërbyer ambicjeve të sundimtarëve; kanë lufuar për qëllime fetare apo politike. Amerikanët kanë luftuar e kanë dhënë jetën për një mënyrë jetese. Është pikërisht ky parim që theksohet edhe në Deklaratën për pavarësi të Shteteve të Bashkuara ku cilësohet si realitet fakti se “të gjithë njerëzit janë të barabartë, se atyre Zoti u ka dhënë disa të drejta të padiskutueshme, që përfshijnë jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë”. Ka qenë pikërisht realizimi i këtyre të drejtave që shtyu kolonitë amerikane më 1775 që të luftoin kundër sundimit të Britanisë, dhe ushtrisë së saj që ishte më e fuqishmja në atë kohë. Revolucioni amerikan përfundoi me sukses. Mirëpo, përpjekjet amerikane gati dështuan më 1861 kur shtetet e pjesës jugore të vendit nxitën një luftë civile rreth çështjes së skllevërisë. Shtetet e veriut në fund dolën fitues, në mënyrë që siç u shpreh në atë kohë presidenti Abraham Lincoln “qeveria e popullit, nga populli dhe për popullin të mos zhduket nga faqja e dheut”. Në shekullin e 20-të, Shtetet e Bashkuara morrën pjesë në Luftën e Parë Botërore, për të zbrapsur agresionin e Gjermanisë dhe të aleatëve të saj. Demokracia u rrezikua sërish gjatë Luftës së Dytë Botërore nga ana e Gjermanisë naziste, fashizmit në Itali dhe perandorisë japoneze. Mbi 300 mijë amerikan humbën jetën në luftën për të mposhtur këtë agresion. Ushtarët amerikanë luftuan për t’i bërë ballë agresionit komunist në Kore nga vitet ’50 dhe në Vietnam në vitet ’60 dhe ’70. Ata luajtën një rol kyç në mposhtjen e agresionit të Irakut kundër Kuwaitit më 1991 dhe gjatë fushatës ajrore të NATO-s më 1999 për të ndaluar krimet e ushtrisë jugosllave kundër shqiptarëve të Kosovës. Sot, në gjithë Amerikën, mbahen ceremoni për të nderuar ata që u sakrifikuan për tu siguruar të tjerëve jetën në liri. Sakrificat e tyre nuk shënohen vetëm përmes monumenteve të gurit por edhe nëpër zemrat e popullit mirënjohës amerikan.

XS
SM
MD
LG