Lidhje

Amnesty International kremton sot 40 vjetorin e themelimit - 2001-05-28


Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International kremton sot 40 vjetorin e themelimit. Amnesty International e filloi punën më 28 Maj të vitit 1961, përmes një artikulli gazete të shkruar nga avokati britanik Peter Benenson, ku ai bënte thirrje për lirimin e të burgosurve politikë. Ai u bënte thirrje qytetarëve që t’i shkruanin zyrtarëve letra duke kërkuar lirimin e tyre. Brenda vitit, organizata e sapo krijuar dërgoi delegacione në katër vende të ndryshme dhe hetoi 210 raste. Sot, Amnesty International ka rreth 1 milion anëtarë në 160 vende të ndryshme të botës. Midis të burgosurve që janë ndihmuar nga ana e Amnesty International janë edhe shkencëtari rus dhe laurati i çmimit Nobel për fizik, Andrei Sakharov, shkrimtari çek Vaclav Havel, i cili tani është president i Republikës çeke, Kim Dae Jung, president i Koresë së Jugut dhe Olusegun Obasangjo, president i Nigerisë. Më 1977 kësaj organizate iu dha çmimi Nobel për paqë.

XS
SM
MD
LG