Lidhje

Përleshje racore në Britani - 2001-05-28


Policia britanike u përlesh sot me protestuesit në një qytet verior të Britanisë, ku ka dy ditë që zhvillohen protesta të dhunshme racore midis të rinjve të bardhë dhe atyre aziatikë. Megjithë përforcimet e policisë në qytetin Oldham, protestuesit hodhën bomba djegëse në një zyrë të gazetës lokale, thyen xhama makinash dhe hodhën gurë ndaj një klubi nate. Gjatë protestave u arrestuan të paktën 12 persona. Por dhuna e sotme ishte më pak intensive nga ato të ditës së shtunë dhe të dielë, ku u plagosën 20 persona. Në qytetin e Oldhamit jeton një minoritet aziatik dhe gjatë javëve të fundit atje ka patur një rritje të tesnioneve racore.

XS
SM
MD
LG