Lidhje

Ndikimi i largimit të senatorit Jeffords nga Partia Republikane - 2001-05-28


Presidenti Bush po përgatitet për një ndryshim të pushtetit në senat, gjë që mund të ndërlikojë shumë përpjekjet për miratimin e programit të tij legjislativ në kongres. Analistët politikë po shprehin mendimin se, për të patur sukses, presidentit do t’i duhet të ndryshojë strategjinë e tij. Vendimi i senatorit James Jefford nga shteti Vermont, për t’u larguar nga Partia Republikane dhe për ta shpallur veten senator të pavarur në aleancë me demokratët e kaloi kontrollin e senatit në duart e Partisë Demokrate për herë të parë pas 7 vjetësh. Udhëheqësi demokrat i senatit Tom Dachle, thotë se zhvendosja e kontrollit të senatit do të kërkojë një qendrim të ri edhe nga ana e Shtëpisë së Bardhë.

“Këtu flitet tani mbi urgjencën për kompromis, për arritjen e kompromisive reale. Ne nuk mund t’u diktojmë atyre dhe as ata nuk mund të na diktojnë ne.”

Presidenti Bush thotë se ka bërë përpjekje pë t’u afruar me demokratët gjatë gjithë kohës dhe se do ta vazhdojë këtë rrugë. Edhe udhëheqësi republikan në senatit, Trent Lott, thotë se me gjithë se demokratët do të kontrollojnë këtë dhomë të Kongresit, ka mënyra për miratimin e përparësive të presidentit.

“Sfida do të jetë më e madhe, do të jetë më e vështirë për të miratuar disa nga përparësitë legjislative të presdidentit, por ne do të punojmë shumë që të sigurojmë miratimin e tyre. Dhe ka shumë mënyra për t’ia arritur këtij qëllimi.”

Por shumë analistë poltikë mendojnë se largimi i senatorit Jeffords prej radhëve të Partisë Republikane tregon se për të qenë i suksesshëm, presidentit do t’i duhet të ndryshojë qendrimin. Komentuesi me përvojë, Joseph From, thotë se presidenti Bush i ka zemëruar të moderuarit duke kërkuar miratimin e çështjeve që përkrahen nga kosnervatorët, megjithë fitoren e tij me rezultat shumë të ngushtë në zgjedhjet presienciale të nëntorit të kaluar.

“Që kur ka fituar zgjedhjet, presidenti Bush ka anuar ndjeshëm drejt krahut të djathtë. Gjatë fushatës, ai foli për bashkëpunim ndërpartiak dhe për gjëra të tjera të kësaj natyre. Që nga ditët e para në detyrë, ai ka ndjekur një politikë shumë konservatore”, thotë analisti From.

Si guvernator i shtetit Texas, George W. Bushi ka demonstruar aftësi për të bashkëpunuar me demokratët për miratimin e programit të tij. Por analisti i çështjeve politike, Stuart Rothenberg, thotë se presidenti Bush po përballet tani me një sfidë edhe më të fortë në përpjekje për të bërë kompromis me demokratët, pa zemëruar bazën konservatore republikane.

“Presidentit mund t’i duhet ta ndryshojë stilin e tij për t’u afruar më tepër me demokratët në senat në mënyrë që të mund të arrijë kompromise dhe marrëveshje. Por, në këtë mënyrë, ai do të zemërojë konservatorët në radhët e partisë së tij. Dhe është rreziku se pas 6 muajsh apo një viti, ai do të sulmohet nga e majta si edhe nga e djathta. Nuk ka dyshim se Shtëpia e Bardhë kërkon ta shmangë një gjë të tillë. Do të shohim nëse presidenti do të tregohet i shkathët politikisht dhe personalisht i aftë që t’i shmang këto probleme.” Presidenti ka fituar mbështetjen e disa demokratëve për shkurtimin e taksave dhe nismën për reforma në fushën e arsimit. Por shumë analistë mendojnë tani se, pasi demokratët kontrollojnë senatin, ai do ta ketë më të vështirë të fitojë votat e demokratëve për dy përparësi të tjera politike: ndërtimi i një sistemi të mbrojtjes nga raketat dhe plani i tij për t’i dhënë shtytje prodhimit të energjisë në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG