Lidhje

Avioni i zbulimit për në SHBA - 2001-05-29


Shtetet e Bashkuara dhe Kina thonë se kanë arritur një projekt-marrëveshje për kthimin e aeroplanit amerikan të zbulimit që ndodhet në Kinë që nga 1 prilli. Marrëveshja e arritur në parim, që u njoftua sot (29 maj), parashikon që aeroplani i dëmtuar amerikan të çmontohet pjesërisht dhe të nxirret nga Kina me një aeroplan transporti të tipit rus A-N-124. Si zyrtarët amerikanë ashtu edhe ata kinezë theksojnë se hollësitë e operacionit ende po diskutohen. Aeroplani amerikan i zbulimit ndodhet në ishullin Hainan që nga 1 prilli, ku bëri një ulje të detyruar pasi u përplas me një aeroplan luftarak kinez. Uashingtoni shpresonte ta riparonte aeroplanin dhe ta kthente atë në Shtetet e Bashkuara. Një ekip ekspertësh amerikanë prej pesë vetësh e inspektoi aeroplanin para disa ditësh dhe vlerësoi se ai mund të riparohej dhe të fluturonte për në Shtetet e Bashkuara. Por Pekini e përjashtoi këtë mundësi.

XS
SM
MD
LG