Lidhje

Amnesty International për Evropën - 2001-05-30


Në raportin e tij vjetor, organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International thotë se torturat dhe keqtrajtimet nga policia vazhdojnë të jenë format më të përhapura të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Evropë. Organizata thekson se shpesh herë viktimat janë nga pakicat. Amnesty International vë në dukje njoftime për keqtrajtimin e personave të ndaluar nga policia në shumë vende, përfshirë Belgjikën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Zvicrën dhe Republikën e Sllovakisë. Amnesty International thotë se pakicat vazhdojnë të jenë viktimat e dhunës në Kosovë dhe se paqeruajtësit atje nuk kanë arritur të sigurojnë respektimin e të drejtave të njeriut. Organizata dokumenton gjithashtu edhe problemin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur në Jugosllavi, Kroaci dhe Maqedoni. Amnesty përshëndet ratifikimin e një protokolli për heqjen e dënimit me vdekje në Shqipëri dhe Poloni. Amnesty International bëri gjithashtu thirje për ekstradimin e ish presidentit jugosllav Millosheviç në Hagë, për tu gjykuar nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

XS
SM
MD
LG