Lidhje

McVeight - diskutohet ekzekutimi - 2001-05-30


Në Shtetet e Bashkuara, transmetimet televizive bëjnë të ditur se avokatët e autorit të shpërthimit në qytetin Oklahoma, Timothy McVeigh, kanë në plan të kërkojnë shtyrjen e ekzekutimit të tij. McVeigh është në plan të ekzekutohet me anë të injeksionit më 11 qershor, nën akuzat për shpërthimin e vitit 1995, që shkaktoi vdekjen e 168 vetave. Dje, katër rrjete kryesore televizive njoftuan se avokatët e zotit McVeigh mendojnë se Byroja Federale e Hetimeve nuk i ka paraqitur të gjitha dokumentet lidhur me çështjen e tij.

Sekretari i drejtësisë, John Ashcroft, tha javën e kaluar se ekipit mbrojtës të zotit McVeigh i janë dorëzuar 4 mijë faqe dokumente që mungonin gjatë procesit gjyqësor, të cilat ai thekson se nuk ngjallin as dyshimin më të vogël përsa i përket fajsisë së McVeight. Sekretari Ashcroft e shtyu ekzekutimin e McVeight 30 ditë për t’u dhënë kohë avokatëve të shqyrtonin dokumentet e paraqitura nga FBI-ja.

XS
SM
MD
LG