Lidhje

Indonezi: protesta për shkarkimin e presidentit - 2001-05-30


Në Indonezi, përkrahësit e presidentit Abdurrahman Wahid, të mbledhur para parlamentit, u larguan prej andej pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe hapi zjarr në ajër pasi ata u vërsulën për të hyrë në ndërtesë, ndërkohë që aty po zhvillohet debati nëse do të hapen procedurat për shkarkimin e tij. Pritet që ligjvënësit të votojnë për t’i kërkuar Asamblesë Konsultative Popullore, organit më të lartë legjislativ të vendit, të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm dhe të fillojë procedurat për shkarkimin e mundshëm të presidentit nën akuzat për korrupsion dhe paaftësi. Partia demokratike e nënpresidentes Megawati Sukarnoputri, e cila ka bllokun më të madh në parlament, ka shprehur mbështetjen për hapjen e procesit për shkarkimin e presidentit.

XS
SM
MD
LG