Lidhje

Binjaket Bush - problem me pijet alkoolike - 2001-05-31


Policia në Austin të shtetit Teksas po heton akuzat se dy vajzat binjake 19 vjeçare të presidentit Bush u përpoqën të blejnë pije alkoolike. Ligji i Teksasit ndalon përdorimin e pijeve të tilla për njerëzit nën moshën 21 vjeç.

Burimet thonë se drejtuesi i një restoranti meksikan në qytetin Austin i telefonoi policisë për të raportuar se dy vajza nën moshën 21 vjeç po përpiqeshin të blinin pije alkoholike. Policët shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën në restorant 19 vjeçaret Jenna dhe Barbara Bush, dy bijat binjake të presidentit Bush, por nuk i akuzuan ato.

Një zëdhënësi Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të komentonte rreth kësaj çështjeje duke thënë se ai nuk flet rreth jetës private të familjes Bush.

Para dy javësh, Jenna Bush u ballafaqua me akuzat për përdorim të pijeve alkoholike po në qytetin Austin. Ajo u urdhërua nga gjykatësi që të kryente 8 orë punë në shërbim të komunitetit dhe të ndjekë disa orë mësimi mbi rrezikun dhe dëmet që shkaktojnë pijet alkoolike.

XS
SM
MD
LG