Lidhje

Human Rights Watch për Maqedoninë - 2001-05-31


Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch thotë se forcat maqedonase të rendit po shkelin të drejtat e shqiptarëve që përpiqen të largohen nga zonat e konfliktit.

Human Rights Watch dokumenton raste torturash dhe rrahjesh nga policia të meshkujve shqiptarë në rajonet e policisë të Kumanovës dhe Shkupit. Human Rights Watch thotë se kjo përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Agjencia gjermane e lajmeve citon ministrinë e mbrojtjes të Maqedonisë të ketë thënë se akuzat kundër forcave maqedonase janë të pabazuara. Human Rights Watch njofton se 15 mijë banorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në fshatrat që mbahen nga grupet e armatosura shqiptare në afërsi të kufirit me Serbinë.

XS
SM
MD
LG