Lidhje

Forcat jugosllave përfundojnë hyrjen në zonën e sigurisë - 2001-05-31


Forcat jugosllave po përfundojnë operacionin e miratua rnga aleanca e Natos për të rimarrë nën kontroll zonën e sigurisë që u krijua për të ndarë Kosovën nga Serbia. Qindra ushtarë dhe forca speciale jugosllave filluan të hyjnë në segmentin e fundit të zonës prej 5 kilometrash. Zyrtarët jugosllavë të mbrojtjes thanë se nuk presin probleme, por shtojnë se egziston shqetësimi se në rajon mund të ketë ende shqiptarë të armatosur.

Operacioni i sotëm (31 maj) është faza e fundit e kthimit gradual të trupave jugosllave në zonën e sigurisë, të krijuar pas përfundimit të bombardimeve të Natos në vitin ’99.

Zona e sigurisë synonte të mbronte paqeruajtësit në Kosovë dhe popullsinë shqiptare. Por grupe të armatosura shqiptare e përdorën këtë zonë si bazë nga nmdërmerrnin sulme kundër policisë serbe. Javën e kaluar Shefket Musliu komandanti i grupit të armatosur shqiptar, nënshkroi një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Natoja për shpërndarjen e grupit të tij.

XS
SM
MD
LG