Lidhje

Francë: dënohet ish ministri i jashtëm - 2001-05-31


Ish ministri i jashtëm francez Roland Dumas thotë se do ta apelojë dënimin e tij nën akuza për marrje ryshfetesh nga firma e naftës Elf Aquitaine. Zoti Dumas i bëri këto komente dje pasi një gjykatë e Parisit e gjeti fajtor për korrupsion dhe e dënoi me 6 muaj burgim dhe 150 mijë dollarë gjobë.

Sipas prokurorëve, zoti Dumas siguroi një vend pune pranë firmës Elf për Christine Deviers Joncourt, atëherë ish e dashura e tij, e cila shpenzoi shumë prej rrogës së saj duke blerë dhurata për zotin Dumas për të ndikuar politikën e jashtme franceze.

Autoritetet thonë se zonjusha Devier Joncourt i përdori paratë për t’i bërë trysni zotit Duma që të mbështeste shitjen e 6 anijeve cisternë me vlerë prej miliona dollarësh për Taivanin nga një kompani që firma Elf kishte interesa ekonomike. Zonjusha Joncourt u dënua me 18 muaj burgim. Ajo dhe zoti Dumas pritet të qëndrojnë të lirë gjatë kohës së apelimit të vendimit.

XS
SM
MD
LG