Lidhje

Gjermania zgjat afatin e paqeruajtësve në Kosovë - 2001-06-01


Ligjvënësit gjermanë kanë votuar që të zgjatin afatin dhe të zgjerojnë rolin e paqeruajtësve gjermanë në Kosovë.

Me shumicë dërmuese votash, parlamenti gjerman miratoi zgjatjen edhe për një vit të qendrimit të trupave paqeruajtëse gjermane në forcën e udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, Gjermania ka rreth pesë mijë trupa në forcën paqeruajtëse.

Parlamenti gjerman votoi për të lejuar trupat gjermane të hyjnë në zonën e sigurisë mes Kosovës, Sërbisë dhe Malit të Zi. Trupat gjermane më parë e kishin të ndaluar të hynin në zonë.

XS
SM
MD
LG