Lidhje

Kalendari historik i datës 3 qershor - 2001-06-04


Më 3 qershor 1965, Edward White eci për herë të parë në hapësirë. Astronauti amerikan White doli nga sonda “Gemini” në një lartësi prej 216 km mbi tokë. I lidhur në anijen kozmike me nje tub prej shtatë metrash që i siguronte oksigjen dhe komunikim, White përdori një mjet të veçantë dore për të manovruar në hapësirë. Edhe pse dalja nga anija ishte parashikuar vetëm për 12 minuta, White, i kënaqur nga kjo eksperiencë, e zgjati ecjen në hapësirë deri në 20 minuta. Drejtorit të udhëtimit në Hjuston iu desh ta urdhëronte astronautin të kthehej përsëri në anije. Ecja në hapësirë në 1965, tregoi se njerëzit mund të punonin në një mjedis armiqësor jashtë anijes së tyre të hapësirës. Jo me shume se dy vjet mbas kësaj ngjarjeje historike, austronauti Edward White vdiq nga zjarri ndërkohë që përgatitej për një mision tjetër në hapësirë.

Më 3 qershor 1851, anija ”Flying Cloud” la Nju Jorkun në udhëtimin e saj të parë drejt San Franciscos. Edhe pse anija ”Flying Cloud” ishte e re dhe e drejtuar nga nje ekip i ri, ajo përshkoi 25 mijë kilometrat në një kohë rekord, prej 89 ditësh. Deri atëhere, udhëtimi nga Kepi i Bririt në skajin jugor të Amerikës së Jugut deri në San Franscisco zgjaste 150-200 dite. “The Flying Cloud” ishte më e reja nga të gjitha anijet e ndërtuara nga kompania Donald McKay në Boston. Anijet e tij ishin më të zhvilluara se anijet e zakonshme tregtare. Vëmendja ndaj këtyre anijeve ishte drejtuar kryesisht në shpejtësinë e tyre sesa në hapësirën për vendosjen e mallrave. Këto anije, të cilat përshkuan oqeanet e botës, kishin emra romantikë si “Ylberi” apo “Shtriga e detit” e cila theu rekordin e mëparshëm me 74 dite nga New York në Canton të Kinës, në 1849. Sa do të shpejta që ishin, këto anije nuk mund të fitonin ndaj anijeve me avull. Nga mesi i 1870-ës, vetëm disa anije si “Reja fluturuese” dhe britanikja “Cutty Sark” mund të konkuronin me anijet me avull, duke u përdorur në udhëtime të gjata ku qymyri ishte tepër i shtrenjtë. Rreth mesit të shekullit të 20-të, anijet e vetme të mbetura ose siç i quajnë ndryshe “Anije të Gjata” u përdorën për praktikë nga autoritetet e forcave detare.

XS
SM
MD
LG