Lidhje

Powell takon përfaqësuesin e lartë palestinez, Nabil Shath - 2001-06-04


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, takohet sot me përfaqësuesin e lartë palestinez, Nabil Shath, në prag të vizitës së tij në Lindjen e Mesme javën që vjen.

I dërguari palestinez tha se pala e tij kërkon nga sekretari Powell ta bindë Izraelin të tërhiqet nga zonat palestineze dhe të ndihmojë për planifikimin e masave të nevojshme që do të çonin në rifillimin e bisedimve të paqes.

I dërguari amerikan në Lindjen e Mesme, William Burns, ndodhet në rajon për bisedime me udhëheqësit Izraelitë dhe Palestinezë para vizitës së sekretarit Powell. Ndërkaq, kolonët izraelitë bllokuan një rrugë kryesore në Bregun Perëndimor për të mos lejuar kalimin e palestinezëve, në shënjë proteste ndaj vrasjes së katër kolonëve nga paletienzë të armatosur, që nga vendosja e armëpushimit nëntë ditë më parë.

XS
SM
MD
LG