Lidhje

Kalendari historik i datës 4 qershor - 2001-06-04


Më 4 qershor, 1800, John Adams, presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte i pari që vizitoi vendbanimin e tij të ardhshëm në Washington DC. Ai e pa vilën e madhe e të bukur, të projektuar plotësisht nga pikpamja arkitektonike, por akoma të pambaruar. Duke mos patur zgjedhje tjetër në kryeqytetin e ri, presidenti dhe gruaja e tij, u transferuan në ndertesë para se të mbarohej ndërtimi. Muret nuk ishin suvatuar ende, shkallët ishin të pabetonuara dhe duke qenë se dhoma e larjes së rrobave nuk kishte mbaruar akoma, Abigail Adams i varte rrobat për të tharë në një nga dhomat e pambaruara të ngrënies. Vila presidenciale u rinovua përsëri pasi forcat britanike e dogjën në luftën e vitit 1812 dhe u lye nga jashtë e bardhë. Që atëhere, rezidenca presidenciale mori emrin “Shtëpia e Bardhë”. Që nga koha e John Adams-it, të gjithë presidentët e Shteteve të Bashkuara kanë jetuar në Shtëpinë e Bardhë.

Më 4 qershor 1842 , John C. Freemont, nisi një nga tre ekspeditat drejt perëndimit amerikan. Si komisar në ushtri dhe projektues hartash, Freemont mbuloi një zonë më të gjerë dhe regjistroi informacione më të rëndësishme se çdo eksplorator i mëparshëm. Pjesa më e madhe e ekspeditave të tij ishin sponsorizuar nga shteti amerikan. Raportet e tij të detajuara, u botuan dhe u përhapen gjerësisht duke krijuar entuziasëm dhe kuriozitet për pjesën perëndimore. Për një kohë të gjatë, Freemonti ishte i lidhur me politikën e Kalifornisë, ku u zgjodh edhe guvernator, dhe më vonë një nga senatorët e parë të shtetit. Në 1856, Partia Republikane e emëroi Freemontin si kandidatin e parë presidencial, megjithatë ai u mund në zgjedhjet e përgjithshme nga kandidati i Partisë Demokratike, James Buchanan.

XS
SM
MD
LG