Lidhje

Vdiq aktori Anthony Quinn - 2001-06-04


Aktori amerikan Anthony Quinn vdiq dje (3 qershor) në Boston të shtetit Masachusest. Miqtë e tij thanë se ai vdiq nga një bllokim i sistemit të frymëmarrjes. Aktori i lindur në Meksikë, u rrit në varfëri në pjesën lindore të qytetit Los Angeles, dhe fitoi famë ndërkombëtare gjatë karierës së tij filmike prej afro 60 vjetësh.

Ai portretizoi një diapazon të gjithëanshëm karakteresh nga mbretër deri në indianë të Amerikës. Anthony Quinn është nderuar me dy çmime Oskar për role mbështetës, por roli i tij më i paharueshëm ishte ai i vitit 1965 në filmin Greku Zorba.

Zoti Quinn u martua 3 herë dhe kishte 13 fëmijë. Në vitin 1972, ai shkroi autobiografinë e tij me titull Mëkati Fillestar. Dalja e tij e fundit në skenë ishte në vitin 1995 në filmin Një Ecje në Re. Anthoni Quinn ishte 86 vjeç.

XS
SM
MD
LG