Lidhje

Kalendari historik i datës 6 qershor - 2001-06-06


Më 6 qershor 1944, aleatët në Luftën e Dytë Botërore organizuan sulmin më të madh të parë ndonjëherë. Më shumë se 150 mijë ushtarë të flotave ajrore dhe detare kaluan Kanalin e Lamanshit në drejtim të Francës, për të çliruar njëherë e përgjithmonë Evropën nga pushtimi nazist. Komandanti i Përgjithshem i ushtrisë së aleatëve, gjenerali Eisenhower, komunikoi nëpërmjet radios me trupat që përgatiteshin në bregdetin e Normandisë. Sulmi më i madh dhe më i komplikuar ndonjëherë nisi pa lindur dielli. 13 mijë parashutistë filluan të ulen drejt tokës rreth orës 1:15 të mëngjesit, duke u ndjekur më pas nga trupat e transportuara nga tanket. Edhe pse mbrojtja ishte tepër e fuqishme, sulmi doli me sukses, dhe është konsideruar një etapë e rëndësishme në Luftën e Dytë Botërore. Franca u çlirua, dhe gradualisht e gjithë Evropa u çlirua nga kontrolli nazist. Jo më shumë se një vit mbas pushtimit të Normandisë, diktatori nazist, Adolf Hitler vrau veten, Reich-u i Tretë u kthye në rrënoja dhe udhëheqësit ushtarakë gjermanë u dorëzuan pa kushte.

Më 6 qershor, 1933 në Kamden të Nju Xhersit u ndërtua kinemaja e parë e cila u krijoi kushte shikuesve të shijonin një film në natyrë, nëpërmjet xhamave të makinave të tyre. Dyshemeja e kinemasë së zakonshme u zëvendësua nga një fushë e rrethuar me gardh, dhe në vend të karrigeve, u krijua hapësirë për 500 automobila të cilët do të parkoheshin përballë një ekrani. Shoferët dhe pasagjerët e tjerë do qëndronin në makinë, ndërsa filmi projektohej në ekranin me përmasa 12 dhe 15 metra. Zëri rregullohej nëpërmjet një altoparlanti i cili ndodhej në fund të një teli dy metra në çdo vend parkimi. Altoparlanti mund të varej brenda një dritareje makine pak të hapur. Numri i këtyre kinemave në Amerikë u rrit deri në 4 mijë në fund të viteve 50-të, por që atëhere, ky numër është ulur në qindra. Ngritja e vlerës së tokës të përdorur për automobilat dhe ekranin si dhe rritja e konkurrimit nga kinematë me shume salla, televizioni me lidhje satelitore dhe videokasetat, sollën edhe zhdukjen e kinemave të hapura.

XS
SM
MD
LG