Lidhje

SHBA: Philip Morris gjobitet me 3 miliardë dollarë - 2001-06-07


Një juri e Los Angelosit vendosi që firma Philip Morris e prodhimit të cigareve duhet t’i paguajë të sëmurit nga kanceri, Richard Boeken një shumë prej mbi 3 miliardë dollarë si dëmshpërblim. 56-vjeçari Boaken ka pirë dy paketa cigare Marlboro në ditë për 40 vjet rrjesht. Zoti Boaken thotë se kjo firmë nuk e kishte paralajmëruar mbi pasojat e duhanit. Avokatët e firmës së prodhimit të cigareve janë shprehur se zoti Boeken e dinte rrezikun që sjell duhani, por zgjodhi vetë rrugën e pirjes së tij. Ata do ta apelojnë vendimin e jurisë.

XS
SM
MD
LG